Ligji italian për Call Center do të nisë zbatimin më 1 prill. Që kur u aprovua, ky ligj ngjalli shqetësim në Shqipëri duke qenë që Call Center është një biznes shumë i përhapur në vend.
Megjithatë, sot, në prag të nisjes së tij, drejtuesit e Call Center-ave të mëdhenj qetësojnë punonjësit, duke thënë që ato nuk do të kenë rrezik mbylljeje.
Në një intervistë për TVSH, një prej këtyre drejtuesëve, është shprehur që do të ketë vështirësi më shumë me këtë ligj për mbajtjen e biznesit, por kjo nuk do të përkthehet me mbylljen e tyre.
Gjatë muajve të kaluar janë mbyllur disa Call Center të vegjël të cilët nuk kanë mundër të përballojnë tarifat e reja që vendos ligji italian për kompanitë që e ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit.
Ky ligj parashikon që çdo operator nga një vend jashtë BE-së siç është Shqipëria, do i komunikojë klientit mundësinë për ta transferuar thirrjen në një vend të BE-së dhe kjo mund të ulë fluksin e kontratave të kryera nga kompanitë në Shqipëri. Kjo do të ndodhë nga 1 prilli.
Drejtuesit e qendrave të mëdha, megjithatë thonë që kjo nuk do të shprehet në shkurtim vendesh pune.