Arbër Çepani ka qenë sot dëshmitar i një përplasjeje të policisë me trafikantët e drogës. Ngjarja që ndodhi sot në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka tronditur opinionin. Arbri ka rrëfyer tmerrin e jtuar në ato minuta që mjaftojnë për të treguar se jeta në këtë vend që jetojmë nuk është aspka e sigurt.
Ai shkruan se si u gjend në mes të një grupi burrash te armatosur, njerëz të terrorizuar nga ajo që po shikonin. “Njerez te terrorizuar qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte teksa shikonin njerez te armatosur qe vraponin dhe qellonin….Si perfundim, u kuptua qe ishin forcat e policise te antidroges te veshur civil, qe arrestuan dy trafikant droge pasi kishin terrorizuar gjysmen e lagjes…” shkruan Çepani.
Sot bashke me mikun tim Ervinin u beme per hallva…. Shqiperia eshte vendi i fundit ku dikush mund te projektoj endrra, pasione, te ardhme….Sepse eshte vendi ku mjafton nje fraksion sekondi dhe gjithcka mund te shkerrmoqet…. Sapo parkojme makinen dhe dalim per te levizur, ne zemer te Tiranes, ne mes te dites, tek lagjia pas Myslym Shyrit, tek kembet tona gjendemi ne mes te nje bresherie armesh dhe plumbash te nje grupi te madh burrash, qe gjemonin njeri tjetrin….Skena qe edhe ne filmat e Juck Norris do i kishin zili….Njerez te terrorizuar qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte teksa shikonin njerez te armatosur qe vraponin dhe qellonin….Si perfundim, u kuptua qe ishin forcat e policise te antidroges te veshur civil, qe arrestuan dy trafikant droge pasi kishin terrorizuar gjysmen e lagjes… Gjithcka neper kembet e njerzve ne dite me diell…. A eshte ky vendi qe duam te jetojme?! A eshte normale kjo situate?! A mund te projektosh nje te ardhme ne kete vend?! Dhe mos e banalizoni me politike dhe parti politike, se e kemi pare 25 vite, qe nje mut jane te gjitha dhe prandaj kemi perfunduar si Kolumbi ne mes te Evropes!