Dalja e tezës së provimeve të shtetit, ende pa nisur provimi nuk është më gjë e re në arsimin bazë, por edhe në Maturën Shtetërore në vendin tonë. Pak ditë më parë, kur të gjithë maturantët iu nënshtruan provimit të Matematikës, u mësua se teza kishte dalë pak para orës zyrtare të nisjes së provimit.

E njëjta situatë duket se është përsëritur edhe sot. Të gjithë nxënësit e klasave të nënta i janë nënshtruar provimit me shkrim të Gjuhës shqipe, por teza kishte nisur të shpërndahej para orës zyrtare (10.00) kur duhet të niste provimi.

Faqja e njohur Lolita ka denenoncuar këtë fenomen të përsëritur duke postuar disa foto të testit të ardhura në adresë të saj.

Siç shkruan Lolita, teza kishte një orë që ishte shpërndarë, ndërkohë që provimi sapo kishte filluar.

Në lidhje me këtë fenomen, MAS nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për të shpjeguar rastin.