Tirana Public Transport është një aplikacion që do t`u hyjë në punë të gjithë përdoruesve të transportit publik në kryeqytet. Ky aplikacion tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve, vendndodhja e të cilëve tregohet me disa pika në hartë dhe përditësohet çdo 10 sekonda.
“Çdo ngjyrë është një linjë më vete. Linja me ngjyrën mavi është e unazës, linja me ngjyrën blu është e Kombinat-Kinostudio, ngjyra jeshile duhet të jetë linja e Tiranës së Re. Në qoftë se, një person ka vetëm një linjë që e përdor mund të shkojë te linjat dhe të zgjedhë ato që ai përdor”, -është shprehur për Top Channel Akil Rajdho, programues i Tirana Public Transport.
Aplikacioni, të cilin mund ta shkarkoni falas në App Store, është shumë i thjeshtë për t`u përdorur, mjafton të shënosh rrugën ku je dhe vendin ku do të shkosh dhe të tregon linjën që duhet të përdorësh.
Burimi Top Channel