Ka shkuar në 15 numri i personave që humbën jetën në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik me magnitudë 6.8 që goditi vendin pasditen e sotme.
Sipas raportimeve të fundit të mediave turke, 8 persona humbën jetën në Elazig, vendi ku ishte dhe epiqendra e tërmetit, ndërsa 6 persona të tjerë humbën në Malatya, ndërsa 225 të tjerë janë plagosur.
Pas lëkundjes së fuqishme, janë raportuar edhe 35 tërmete të tjera, me magnitudë nga 2.7 deri në 5.4.
Dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta, ku flitet për 5 ndërtesa të rrënuara tërësisht dhe 10 të dëmtuara.
Forcat e ushtrisë turke vijojnë kërkimet në terren për të mbijetuar, ndërkohë që problem janë edhe temperaturat mjaft të ulëta në zonë që shkojnë deri në -7 gradë celsius.
Ndërkohë që numri i viktimave nga tërmeti vijon të rritet, veç shumë godinave të shkatërruara, skuadrat e emergjencave po përballen edhe me zjarre të fuqishme nëpër ndërtesa. Mediat turke kanë ndarë edhe një video me pamje nga një pallat që ka marrë flakë pas tërmetit.
Zjarri në ndërtesë shpërtheu menjëherë pas lëkundjes së fortë me magnitudë prej 6.8, e pasuar nga disa tërmete të tjera. Zjarri u përhap me shpejtësi në pallat dhe ndërtesat e tjera përreth. Mendohet se shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të gazit natyror.
LATEST — Emergency crews continue search and rescue efforts at the scene of collapsed buildings in ElazıÄ? pic.twitter.com/aaBmEq40eM
— DAILY SABAH (@DailySabah) January 24, 2020