Pas çdo ore që kalon, rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë.

Sipas të dhënave zyrtare, raportohet për 22 të vdekur dhe plot 1030 persona të plagosur, ndërkohë që mendohet se ka ende njerëz të mbetur nën rrënoja. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu në një dalje të tijën publike për mediat, u shpreh se janë më shumë se 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i djeshëm.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.