Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Capitol Hill, aty ku sot pritej që Kongresi Amerikan të certifikonte fitoren e Joe Biden. Mbështetës të Donald Trump, cili nuk pranon humbjen, kanë mësyrë në ndërtesë.
Ndërsa disa zyra të Kongresit në SHBA, janë izoluar, presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje protestueseve që të ruajnë qetësinë. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se policia e Kapitolit dhe Përforcimi i Ligjit janë në anën e vendit.
Ndërkohë, CNN raporton se zv/presidenti Mike Pence është evakuuar nga ndërtesa ku ndodhej për Sesionin e Përbashkët të Kongresit. Po ashtu, raportohet se votimi për certifikimin e votave elektorale është pezulluar, pasi protestuesit u futën në ndërtesë.
Një grua është qëlluar me armë brenda Kongresit Amerikan pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan ndërtesën dhe u përleshën me dhunë me policinë.
Ndërkohë, pamje të tjera të marra nga brenda ndërtesës tregojnë përplasjen fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Scuffles & violence inside the US Capitol pic.twitter.com/47UCAux3gP
— Firas Maksad (@FirasMaksad) January 6, 2021