“Euro 2020” ka ngritur siparin në Romë mbrëmjen e sotme me një ceremoni madhështore nga stadiumi “Olimpico” në Romë, kombinuar me performancat virtuale. Ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit.
Evenimenti i shtyrë për një vit dhe ipritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizua një ceremoni spektakolare. Ata që pritën tifozët ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios.
Dy kampionët e botës udhëhoqën turmën dhe ndoqën një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 lëshuan në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët. Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.
View this post on Instagram
Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.
View this post on Instagram
Prezent ishte edhe Andrea Bocceli, i cili këndoi arien e Turandotit, “Nessun dorma”, ndërsa 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”, gjatë kësaj periudhe ende të vështirë për botën, përpara se në qiell të shpërthenin edhe fishekzjarrë shumëngjyrësh, mbi çatinë “Olimpico”.
View this post on Instagram
Ceremoni vijoi edhe me himnin “We are the people”, një këngë e krijuar nga Martin Garriks, Bono dhe The Edge, të cilët performuan virtualisht, duke bashkuar emocionet e fansave në shumë vende të botës.