Ka përfunduar mbrëmjen e së dielës edicioni i 12-të i “Tirana International Film Festival” duke shpallur edhe fituesit. Në krye të listës si filmi më i mirë ishte “The medicine seller”, një prodhim i Amedeo Paganit, me regji nga Antonio Morabito.

Nata e ndarjes së çmimeve sipas kategorive të filmave ka sjellë për publikun një program të larmishëm, duke filluar që nga workshop-et e zhvilluara në orët e para të ditës e deri në shfaqen e filmave artistikë, dokumentarë, eksperimentalë apo të animuar, që janë transmetuar në kinemanë Millenium, deri në orët e vona të mbrëmjes.

Në edicionin e 12-të të TIFF-it plot 5400 filma u paraqitën nga më shumë se 107 vende të botës të cilët aplikuan në festival, dhe vetëm 83 prej tyre u zgjodhën për të garuar. Gjatë mbrëmjes së të dielës u shpërndanë gjithsej 21 çmime.

Aktivitetin e përshëndetën ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shpalli çmimin e parë të mbrëmjes, atë të “Publikut”: “Crossing by Amos”, fiction nga Erza Katz; drejtori i festivalit, Agron Domi; zv. Presidenti i Apuglia Film Commision, Luigi De Luca; Genc Përmeti, Ilir Butka dhe showmani i njohur italian, Ezio Greggio.

 

Çmimet e festivalit të 12-të të filmit:

Çmimi i Medias - CHILD K nga Roberto De Feo & Vito Palumbo (Italy)

”VRASJA E NJË FEMIJE VRET GJITHË FËMIJËT E BOTËS “

Një dramë familjare që rrëfen me gjithë fuqinë e saj, se si ajo u kthye në dramën e një kombi, kur ngjarja i shërbeu regjimit hitlerian për atë që më pas do të shndërrohej në fushatën më tragjike të njerëzimit: shfarosjen e fëmijëve të sapolindur me aftësi të kufizuara që konsideroheshin si të padenjë për racën ariane.

BEST FILM IN ALBANIAN – Çmimi më i mirë në shqip shkon për filmin PASIGURIA nga Lediona Kasapi.

BEST FIRST FILM RON HOLLOWAY - GROUNDED nga Alexis Michalik (Francë)

BEST BALKAN FILM

Çmimi i Filmit më të mirë Ballkanik - HOLIDAY AT THE SEASIDE nga Cristina Grosan (Bosnjë- Hercegovina), i prodhuar nga “Qyteti i Sarajevos” me një grup xhirimi boshnjak dhe regjisore rumune.

BEST SHORT EXPERIMENTAL

Ky çmim shkoi për y2o {i distiluar} nga Dominique T. Skoltz (Kanada)

BEST SHORT ANIMATION

Çmimi për animacionin më të mirë - JETA ËSHTË E BUKUR nga Ben Brand (Holandë)

BEST SHORT DOCUMENTARY

Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për VRAGËT E KAMBOXHIAS nga Alexandre Liebert (Francë)

BEST SHORT FICTION

RED HULK nga Asimina Proedrou (Greqi)

BEST EDITING “LUC BARNIER”

Çmimi për montazhin më të mirë shkoi për Daniel Stephan, me filmin LOVE ME (Dashuromë) nga Philipp Eiccholtz (Germany)

BEST CINEMATOGRAPHY

Çmimi Fotografia më e mirë në Festivalin e Filmit të Tiranës i shkoi drejtorit të fotografisë, Jimmy Gimferrer, për filmin FALLING STAR

BEST SCREENPLAY

Çmimi i skenarit më të mirë i jepet filmit SHITËSI I ILAÇEVE nga Antonio Morabito, Michele Pellegrini dhe Amedeo Pagani.

BEST DIRECTOR

Çmimi për regjinë më të mirë në Tirana Film Festival shkoi për Luis Miñarro-n, me filmin FALLING STAR.

BEST FEATURE FILM

Çmimi për Filmin më të mirë i shkon filmit SHITËSI I ILAÇEVE, një prodhim i Amedeo Paganit, me regji nga Antonio Morabito.