Koalat hidratohen duke ngrënë gjethe eukalipti, por kur klima është veçanërisht e ngrohtë, mund të ndodhë t’i shohësh duke pirë ujë. Koala e kapur në këto foto, duhet të ketë qenë shumë e etur përderisa ka ndaluar një çiklist vetëm sa për të pirë një gllënjkë ujë. Foton e ka shprepur një çiklist tjetër, Nick Lothuan. “Po pedaloja në ngjitje kur pashë një grup çiklistësh që kishin ndaluar në anën tjetër të rrugës për t’I dhënë për të pirë ujë koalas. Rreth tridhjetë minuta më vonë, ndërsa po kthehesha për në shtëpi, i pashë që ishin ende atje. Po prisnin vullnetarët e një qendre për kafshë që kishin lajmëruar”, ka shpjeguar Lothian për Herald Sun.

A nuk janë të gjithë kaq të mirë?

La reppublica.it