Sot, më datën 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kompania Deka dhuroi nga një trëndafil, bashkangjitur me një kartolinë urimi, për çdo grua që hyri përgjatë ditës në disa prej marketeve ku tregtohen produktet Deka, në Tiranë dhe rrethe.

Në një ditë si kjo, Deka ktheu syte drejt një prej komuniteteve më në vështirësi, siç janë gratë dhe vajzat e keqtrajtuara. “Strehëza për gratë dhe vajzat” në Tiranë, është qendra që kujdeset për rehabilitimin e tyre emocional dhe social. Kësaj qendre, iu dhurua gjithë gama e produkteve Deka, duke filluar nga produktet e kujdesit ndaj rrobave, deri te produktet e higjienës shtëpiake. “Besojmë se duke dhuruar produktet tona, së bashku me një trëndafil dhe një kartoline urimi, mund të kontribuojme sadopak në përmirësimin e situatës emocionale të grave dhe vajzave që sot po përballen me një situatë të vështirë.”,- thotë një prej përfaqësuesve të Kompanisë Deka.
Rikthimi i tyre në normalitet është një proces jo i lehtë. Kompania Deka duke kontribuar ne plotësimin e nevojave bazë të tyre, si nevoja për një buzëqeshje, një urim, apo dhurimi i gamës së produkteve Deka, shpreson se do ta ndihmojë secilën prej tyre, për t’u ndjerë sado pak e lirë.
Ndjenja e pastërtisë lidhet me një simbolikë të hershme, që është ajo e pastrimit shpirtëror. E duket se, në momente të vështira, rrobat e pastërta dhe me aromë të mirë ngjallin shpresë, vecanërisht për gratë dhe nënat, të cilat në kulturën tonë janë të lidhura aq ngushtë me pastertinë.
SiÇ thotë edhe Znj. Edlira Haxhiymeri, Drejtore Ekzekutive ne “Strehezen për gratë dhe vajzat” në Tiranë: “Gratë dhe vajzat janë shpirti i një shoqërie. Ato sjellin jetë dhe kujdesen që jeta të jetë sa më e mirë. Nëse ato ndodhen sot në një situatë të vështirë, kjo është jo për faj të tyre, por të shoqërisë. Është kjo një arsye më shumë që na obligon t’iu vijmë në ndihmë. Ndihma juaj sot tregoi se ato nuk janë vetëm!”
Nuk ka rëndësi çfarë dhurojmë. Gjërat e vogla bëjnë diferencën.
