Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës. Epiqendra ishte deti Adriatik, rreth 7 km larg qytetit bregdetar dhe 37 km larg kryeqytetit.

Mësohet se banorët e Durrësit janë alarmuar nga tronditjet e forta dhe kanë braktisur banesat edhe nga frika e përsëritjes së lëkundjeve. Lëkundjet janë ndier edhe në Vorë e kryeqytet.

Nga informacionet  e para, nuk ka të dhëna për dëme materiale.