Mbyllja e tregut të mishit të gjedhit është një masë e detyrueshmë për të shmangur përhapjen e sëmundjes në të gjithë vendin.
Eksperti i Bashkimit Europian Robert J Connor sqaron se mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e kësaj sëmundje është që kafshët të mos lëvizin duke shmangur kështu krijimin e një emergjence.
Sëmundja e gjedhit njihet si sëmundja Dermatoza Nodulare për të cilën ende nuk ka një kurë dhe kjo shkakton ngrodhjen e bagëtive ndërkohë që është hapur me shpejtësi në vend.
Connor: Arsyeja e ndalimit të mishit është bërë pasi vetëm kështu kufizohet përhapja.Kjo sëmundje rrezikon të gjithë popullsinë e gjedhit në vend. Ne themi që duhet bllokim total i lëvizjes dhe në të gjitha shtetet e prekura janë marë masa të tilla. Deri sa gjedhi të përfitoj imuntet pas vaksinimit duhet ndaluar lëvizja e kafshëve pasi kjo është një situatë emergjente.
Edhe pse sëmundja nuk ka rrezik të transmetohet nga kafsha e infektuar te njeriu, qytetarët ndihen të frikësuar.
Ndërkohë edhe eksperti ngre si shqetësim faktin se në këtë situatë mund të abuzohet dhe mund të shitet mishi i bagëtive të sëmura i cili nuk këshillohet të përdoret për konsum.
Connor: “Natyrisht në këtë situatë ka rrezik për shitjen e mishit të infektuar të lopëve të prekura dhe kjo kërkon kontrolle të rrepta edhe pse sëmundja nuk trasmetohet te njeriu, nuk duhet të konsumohet mishi i kafshëve të infektuara.”
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebok ku kërkon që të hapet tregu i bagëtive të imta. Por për ekspertin Connors hapja e këtij tregu është një rrezik për përhapjen e sëmundjes.
Erjon Braçe: “Mos mbyllni tregjet per bagetite e imëta! Hapni tregjet se po shkaktoni nje dem te madh ekonomise, ekonomive familjare blegtorale.”
Connor: Rreziku është që bagëtitë e imta mund të përhapin sëmundje nga lëkura, leshi apo insektet tek gjedhi. Dhe për këtë është e nevojshme që për pak kohë të ketë bllokim total edhe të tyre.
Oranews.tv