Sot, në orën 18.02 notari shqiptar Sidni Hoxha do të notojë në garën e 50 m stil i lirë. Ai noton në baterinë e parë. Për Sidnin është gara e parë, edhe pse ai ishte nisur për të notuar edhe në garën 100 m.

Një moskoordinim i Komitetit Olimpik të Shqipërisë me komisionin teknik në Rio ka lënë jashtë garave Sidnin, sepse sipas trajnerit të tij personal, Komiteti Olimpik nuk e ka regjistruar emrin e notarit shqiptar në mbledhjen vendimtare të Komisionit Teknik.