Binjaket Ava Marie dhe Leah Rose, tashmë 9-vjeçare kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sepse njihen si “binjaket më të bukura në botë.” Binjaket identike nga Los Angeles kanë bërë për vete më shumë se 1.6 milionë fansa në Instagram dhe interesi për to është shtuar edhe nga kompanitë e veshjeve apo lodrave për fëmijë – falë pamjes së tyre të bukur.

Sipas një blogu të drejtuar nga nëna e tyre, Jaqi, Clements fillimisht u përpoqën t’i prezantonin vajzat e tyre në industrinë e modës që kur ishin vetëm gjashtë muajshe. "Wow, ata janë shumë të bukura, ju duhet të mendoni vërtet për t'i futur ato në modelim",- u thoshin gjithmonë prindërve.

"Por me një djalë 2 vjeç dhe binjake ende të vogla ishte mjaft e vështirë t’ia dilja dhe të merresha edhe me kompanitë publicitare, kështu që vendosa thjesht të pres, sepse nuk ishte koha e duhur",- tregon Jaqi.

Por në vitin 2017, Jaqi ishte gati të bënte një set tjetër fotosh me të voglat e saj: “Ky vit ishte ndryshe",- shpjegon ajo. "Vajzat ishin ndryshe. Në fund të fundit, ato kishin personalitetin e tyre. Kishin dëshirë të kërcenin para një publiku, një audience. Fqinjët, miqtë, të huajt… vura re që nuk e kishin më problem, përkundrazi. Kishin dëshirë të ishin në qendër të vëmendjes."

Clements i veshi vajzat në një dyqan të lagjes që tregtonte veshje për fëmijë dhe me një aparat fotografik të vjetër Nikon të fqinjit të saj, u bëri vajzave disa foto. Kaq u desh që të krijoheshin kontaktet e para me kompanitë e reklamave. Në fund, Ava dhe Lea u bënë shumë shpejt pjesë e dy agjencive të ndryshme.

Gjatë vitit të kaluar, 9-vjeçaret kanë realizuar shumë sete me marka të tilla si “Target”, “Skechers” dhe “Recess Kids” – dhe, rrugës, natyrisht, kanë fituar zemrat e mijëra njerëzve.