Kur një krokodil sulmoi motrën e saj, kishte vetëm një mundësi për Georgia Laurie – ta gjuante me grushta në fytyrë.

Motrat, nga Berkshire, ishin të dielën në një lagunë afër Puerto Escondido, Meksikë, kur ndodhi sulmi. Binjaket 28-vjeçare po notonin kur Melissa u tërhoq nën ujë nga krokodili.

Ato kishin qenë duke udhëtuar dhe punuar vullnetarisht në vendet e shenjta të kafshëve, siç ka treguar motra e tyre Hana për Radio 1 Newsbeat. Të dyja motrat, të cilat jetojnë në Berkshire, u shtruan me urgjncë në një spital në Meksikë. Melissa sapo ka dalë nga gjendja e komës së shkaktuar nga infeksioni dhe dëmtimet që ajo pësoi.

Ndërsa ishin duke notuar, Melissa u zhduk nën ujë dhe Xhorxhia po përpiqej ta gjente. Krokodilët përpiqen t’i mbytin në ujë viktimat e tyre.

"Georgia e gjeti atë pa ndjenja dhe filloi ta tërhiqte në një anije", thotë motra e tyre, 33-vjeçarja Hana. "Ajo e tërhoqi zvarrë kur krokodili vazhdonte të kthehej drejt tyre - kështu që ajo filloi ta godiste në fytyrë. Ajo kishte dëgjuar që me disa kafshë, kjo është ajo që duhet të bësh".

Hana thotë se Melissa u hodh si një "kukull lecke" nga krokodili. Melissa ka ujë në mushkëritë e saj dhe ndoshta një mushkëri të shpuar gjithashtu. Të dyja, Xhorxhia dhe Melissa, u trajtan me doza të mëdha të antibiotikëve intravenozë. Georgia tani ka dalë nga spitali.

"Në fakt i thashë udhëheqësit të guidës,’ky duket si një vend ku krokodilët bëjnë shtëpinë e tyre’", - tha Georgia.

Udhëzuesi - me sa duket një shtetas gjerman i cili nuk ishte regjistruar në autoritetin e turizmit dhe tanimë nuk gjendet - këmbënguli se ishte e sigurt për të notuar. Ndërsa grupi shijonte qetësinë e pasdites, Melissa papritmas u fut nën ujë. Kafsha shkoi te Melissa tri herë, duke i çarë barkun dhe këmbën. Georgia u zhyt në veprim, duke e goditur krokodilin vazhdimisht në hundë.

Një anije aty pranë me një grup tjetër turneu dëgjuan thirrjet dhe erdhën në vendngjarje.

Tani Melissa duhet të shërohet nga dëmtimet e saj fizike dhe të dyja vajzave do t’u duhet kohë për t’i kapërcyer pasojat emocionale dhe mendore të asaj që kanë kaluar. Georgia thotë se ka probleme me gjumin dhe se imazhet e sulmit vazhdojnë ta torturojnë.

Burimi: BBC