E konsideruar si një nga këngëtaret me zë të veçantë, madje vlerësimin për zërin e mrekullueshëm e ka marrë edhe nga Rita Ora, Denisa Gjezo nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një emër showbiz-i, skupesh apo lajmesh rozë. Ndonëse ka më shumë se 17 vjet që këndon, nuk ka bërë asnjëherë kompromise për profesionin dhe pasionin e saj – nuk do e bënte as përballë shumave të majme.
Krahas muzikës, Denisa është edhe një nënë e përkushtuar e djalit të saj, të cilit së shpejti do t’I dhurojë një vëlla ose një motër. Këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri publik kolegia e saj Eneda Tarifa.
Siç duket nga ky postim i këngëtares, Denisa do të shkëputet për pak kohë nga jeta live e natës për t’iu dedikuar familjes dhe fëmijës që pritet të vijë në jetë.
“Unë e di që ti je në pritje të ëmbël (dhe uroj që të sjellësh një engjëll të shëndetshëm), por mua do më mungosh. Jam e bindur që edhe @cavaliero_club -it. Të shkoftë mbarë e dashur.” – i shkruan Eneda Tarifa koleges dhe mikeshës së saj.
Denisa dhe bashkëshorti i saj, Besiani, janë prindër edhe të një djali 5-vjeçar Dion.