Këtë të diel, në “Portokalli” rikthehet me karakteret e tij aktori i njohur Erald Sojli. Shumë prej batutave të personazheve të krijuara prej tij si “Xhixh Merimonga”, ”Denoncuesi”, “Mantanxheri” apo “Naqja” janë bërë pjesë e përditshmërisë dhe njihen nga i gjithë publiku.

Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’, sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”,- tha Sojli në një intervistë për “Top Channel”.

I pyetur për jetën e re në Amerikë, Erandi tregon se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do më gjejë si e diela e shumë viteve më parë, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve”,- tha Sojli.