Stilisti Joni Peçi ishte i ftuar në emisionin “E diela shqiptare” ditën e djeshme dhe mes të tjerave rrëfeu një prej ngjarjeve më të dhimbshme të jetës së tij. Ai ka treguar se ishte vetëm 4 ose 5 vjeç kur e ndanë nga e ëma dhe këtë gjë e kujton ende me një dhimbje të madhe. Joni ka treguar se familja e tij ishte kundër sistemit të asaj kohe dhe i internuan.

Ditën kur i morën të ëmën, ai e kujton kështu: “Kam qenë shumë i vogël dhe më kujtohet që gjyshi im më çonte çdo mëngjes në kopsht. Atë ditë ai ishte larguar për të na blerë simite dhe mami më nxori për dore deri te rrugica që më pas të takoja gjyshin. Në një moment shikoj një makinë dhe dy policë që vijnë e marrin. Marrin mamin tim, por unë nuk e kuptoja, isha diku tek 4 ose 5 vjeç. Më kujtohet se si prisja në dritaren e kopshtit të vinte të më merrte mami. Kur u ktheva nga kopshti një kamion po merrte plaçkat e shtëpisë sonë.

Po ashtu, ai ka rrëfyer se vëllai i tij i vogël ka lindur në vendin ku u internuan familjarët.