Pas përfundimit të serialit turk “Mehmet Pushtuesi” nis rrugëtimin në Tv Klan dhe Klan HD “Kryeqyteti Abdylhamit”. Filmi flet për vitet e fundit të pushtetit të Abdylhamit Han, perandorit më të fuqishëm Osman, në shekullin XIX. Është një histori e vërtetë, për një sulltan të vërtetë.

I zgjuari Sulltani Abdylhamit, sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Perandori i fundit për nga rëndësia (sulltani i 34-t) i një dinastie shumëshekullore. Një prodhim madhështor, me një kast aktorësh të suksesshëm, që arrijnë deri në 500, ku veçohet edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj.

Nëse ju ka munguar, nesër në Tv Klan do të shihni edhe aktoren e famshme Songul Oden, e njohur për rolin e Gymyshit në serialin me të njëjtin titull.

“Kryeqyteti Abdylhamit”, një superprodhim i vitit 2017-2019, nis transmetimin premierë në ekranin e Tv Klan dhe Klan HD nga data 7 janar ora 21:00./TvKlan/