Javën e fundit keni parë me qindra foto të personazheve të njohur që iu bashkuan sfidës së Instagramit “10yearschallenge”. Disa për t’u admiruar me ndryshimet dhe mosndryshimet e tyre, të tjerë, vështirë për t’u besuar për ndryshimet që kanë pësuar gjatë një dekade, ndërsa një pjesë e vogël personazhesh është treguar më e kufizuar e më e rezervuar për t’iu bashkuar sfidës.

Nëse menduat se në këtë listë ishte edhe Luana Vjollca, gaboheni. Ja ku ju zhgënjeu moderatorja e njohur e Top Channel. Sot, në arkivat e fotove të saj, Luana ka gjetur disa foto jo të 10, por të 11 vite më parë. Asokohe, ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe sapo kishte nisur të bëhej pjesë e reklamave dhe spoteve të ndryshme publicitare në Digitalb dhe Top Channel.

Paralel me “Fiks Fare”, ku Luana dhe Marina kishin rolin e velinave, motrat bukuroshe kishin nisur rrugën drejt moderimit, e cila, siç rezultoi më shumë se një dekadë më vonë, do të ishte e suksesshme.

Nëse para 11 vjetëve, Luana Vjollca ju duket ndryshe, ajo e ka zbuluar i kujt është “faji” – i kileve. 16-vjeçare, ajo peshonte vetëm 48 kg, ndërsa sot, pothuaj 20 kg më shumë. Kjo shpjegon gjithçka, çdo pikëpyetje që mund të keni për pamjen e saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot ð?? Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg ð???

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Apo as pesha nuk ju ka bindur për këtë?