Para pak ditësh, në opsionin “Ask me a question”, Lori Hoxha iu përgjigj pyetjes se kush është femra më e bukur shqiptare për të cilën ajo është pak "xheloze". Pa hezituar aspak Lori u përgjigj se është Suada Sherifi. Suada reagoi më anë të një postimi duke i thënë Lorit “të dua”.

Sot, e ftuar në emisionin “Thumb”, Suada ka treguar se padyshim i është bërë shumë qejfi nga ky vlerësim i Lorit, ashtu siç do t`i bëhej çdo vajze. E pyetur se kush është sipas saj vajza më e bukur shqiptare, ish-missi u përgjigj: “Vajza të bukura ka shumë, por do të thoja Arbenita”.

Arbenita është një emër shumë i dëgjuar kohët e fundit. Ajo është modele dhe dallon për bukurinë dhe tiparet e saj të theksuara. Po ashtu, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për shkak të marrëdhënies së saj me reperin Fero, me të cilin është diskutuar se mund të jenë në një lidhje.