Që nga seriali i famshëm “Rubi”, ku ajo luante rolin me të njëjtin emër, kanë kaluar më shumë se 15 vjet. Barbara Mori, aktorja që u bë e famshme në të gjitha vendet ku u shfaq “Rubi”, pak kohë më parë festoi 41-vjetorin e lindjes, ndërsa djali i saj, ai që sot po pushton rrjetin, është një model i talentuar 21-vjeçar.
Megjithëse aktorja vijon të jetë pjesë e serialeve meksikane, vëmendja e publikut, sidomos kur ajo poston foto me të birin, kalon nga ky i fundit.
Sergio Mayer Mori është bërë pjesë e shumë kompanive të modelimit në Meksikë dhe duket se rruga drejt televizionit i pëlqen njëlloj si shumë vite më parë së ëmës. Në llogarinë e tij në Instagram, Sergio poston vazhdimisht foto nga fushatat publicitare, si dhe nga setet e fotografive që realizon për kompani të ndryshme.
Komentet për të birin shoqërojnë shpesh edhe postimet e Barbara-s, sidomos në ato foto në të cilat nënë e bir duken si dy pika uji.