Pas pjesëmarrjes në Izrael "Eurovision 2019", ku Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën "Ktheju Tokës", zhurma e këtij kompeticioni nuk është shuar ende. Në intervistat e saj të fundit, Jonida Maliqi ka zbuluar edhe më shumë nga prapaskenat e këtij edicioni dhe nga ajo eksperiencë e paharrueshme të cilën, pa u menduar dy herë, do ta përsëriste.
Megjithatë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duhet. Të paktën jo në kohën e duhur. Kështu, në një intervistë të fundit që Jonida dha për "3shat", programi i ri nën drejtimin e dy binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, dhe Bora Zemanit, zbuloi në rubrikën "Makina e së vërtetës", se ajo ende nuk është paguar nga RTSH-ja për pjesëmarrjen në Eurovision.
Pyetjes nëse "paguhet kënga fituese nga RTSH-ja", Jonida iu përgjigj: "Me sa kam informacion po, por ende nuk ma kanë konfirmuar."
Ti nuk e di a paguhet kënga?
"E kam marrë vesh nga koleget e mia dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës"
Domethënë nuk i ke marrë ato para?
"Jo"
Shpreson t'i marrësh ndonjëherë ato para?
"Do t'i jap kohë dhe sigurisht, nëse do të jenë, patjetër që do t'i marr."
Ndiqeni videon në minutën 6.58.