Pas dy divorceve, Jennifer Aniston është një beqare e lumtur, por nuk ndihet ende e gatshme për të ndryshuar status. Ajo nuk është “në shitje” për një të dashur të ri dhe urren kur miqtë përpiqen ta nxjerrin në takime.

Jennifer Aniston dha për herë të parë një intervistë për Howard Stern, “SiriusXM show”. 65-vjeçari është në Los Angeles për një shfaqje dhe ia doli që ta rrëmbejë aktoren për një intervistë.

Mbreti i të gjitha mediave, madje, i ofroi ndihmë aktores për ta nxjerrë nëpër takime, por Jen nuk pranoi asnjë prej kandidatëve. Howard e pyeti Jen "A je e kënaqur që je beqare?”, dhe ajo u përgjigj fare ftohtë "Po". Aktorja u nda nga burri i dytë Justin Theroux, 48-vjeçar, në shkurt të 2018-ës dhe nuk është lidhur me askënd që nga ajo kohë.

Howard, madje, i bëri edhe një ftesë "A dëshiron që unë të të njoh me dikë apo jo?", por Jen u përgjigj me vështirësi. "Jo tani". "Unë thjesht nuk kam dëshirë të dal me dikë. Nuk më pëlqen as kur më nxitin. E urrej madje”. Tani për tani, aktorja gjithçka e krahason me punën "Jam shumë e zënë."

Howard vijoi ta ngacmonte aktoren sa janë shanset që “Friends” të rimblidhen pas gjithë këtyre viteve dhe sa para do të kërkonte për ta risjellë edhe një herë atë kast, (gjashtë protagonistet grumbullonin 1 milion dollarë në vit, nga koha kur shfaqja përfundoi transmetimin në 2004-ën). "Jo shumë. Unë, sinqerisht, mendoj se do të donim të riktheheshim",- u përgjigj ajo ndërsa kasti ka qenë shumë afër ribashkimit që nga shfaqja e mbyllur 15 vjet më parë. “Sidoqoftë, ekziston një ide që nëse ka një shkëndijë për t’u rikthyer ... fama e “Friends” do ta shkatërrohej",- shpjegoi aktorja.