Kur emri i Dojnës nisi të lakohej si një emër i ri në moderimin e Top Fest 12 dhe emër i ri në ekran, Dojna vazhdonte ta kishte pikë të fortë radion, shkollën e saj të parë profesionale, nga e cila mësoi shumë në hapat e parë të rrugës televizive. Po ky hap i parë dhe i madh drejt televizionit nxiti te Dojna një dëshirë tjetër – atë të të komunikuarit drejtpërdrejt me publikun, me zë e figurë.
Pas kësaj, ekrani i Top Channel i propozoi Dojnës të tjera spektakle, në të cilat ajo njohu vetëm suksese. Pas "The Voice", Dojna u rikthye në ekran me Pop Culture dhe tani ka vendosur të ndjekë vetëm atë.
Megjithëse për një kohë të gjatë vijonte të drejtonte disa programe radiofonikë në Top Channel, këtë sezon, moderatorja bukuroshe ka vendosur të heqë dorë.
Dojna e nisi eksperiencën e saj të parë në shtëpinë e Top Media si moderatore në emisionet radiofonike. Ajo u bë pjesë e Top Albania Radio në vitin 2012 dhe që nga ai moment u bë pjesë aktive dhe e pandarë e dëgjuesve të radios me emisione si: “Live From Tirana”, “The Top List”, “Versus” apo “Disco Lancio”.
Por së fundi, Dojna ka vendosur të largohet nga radio duke u fokusuar vetëm te televizioni.
Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja ka zbuluar se ky vendim ka qenë tërësisht personal. “Që që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kujtojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë”,- shkruan Dojna.