I ftuar në “Mos i fol shoferit”, ish-banori dhe fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani ka folur si rrallëherë për jetën private. Pas pjesëmarrjes në Big Brother, Arbri është marrë vazhdimisht me televizionin dhe është një figurë publike e dashur, por nuk dimë pothuajse asgjë për jetën e tij private. Ai ka preferuar të mos jetë pjesë e lajmeve rozë, por nuk mund t’u shpëtojë pyetjeve ngacmuese.
I pyetur nga Rudina Dembacaj në lidhje me dashurinë e vërtetë, Arbri nuk hezitoi të thoshte se e ka gjetur këtë lloj dashurie. Megjithatë, ai nuk flet për të publikisht duke qenë se ajo nuk është figurë publike dhe nuk ka dashur ta ngatërrojë me botën e showbiz-it.
“Personi në fjalë nuk është person publik, mbi të gjitha, dhe duke mos qenë person publik nuk kam dashur që ta ngatërroj. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse. Doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës e kuptojmë më shumë njëri-tjetrin”, -është shprehur Arbri.