Në një kohë kur të gjithë ishin duke u bërë gati për të marrë pjesë në koncertin e 100-vjetorit të Tiranës, Artiola Toska, e cila ishte gjithashtu ndër artistët e njohur për të marrë pjesë,
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artiola Toska, ka humbur të atin pak orë para se të performonte në skenën e sheshit “Nënë Tereze” me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Mësohet se i ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, luftën me të cilën nuk e fitoi dot.
Mungesa e Artiolës është vënë re nga të gjithë mbrëmjen e djeshmë në sheshin “Nënë tereza”, me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.
Por pak orë para nisjes së koncertit, këngëtarja e anuloi pjesëmarrjen e saj në koncert.
Burime për “Anabel.al” kanë mësuar se vetëm pak orë para nisjes së koncertit, këngëtarja ka humbur të atin.
Sipas të njëjtave burime, babai i Toskës ka vuajtur prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që rezultoi fatale për jetën. Për këtë shkak këngëtarja është detyruar të anulojë edhe koncertin recital, që pritej të mbante këtë muaj.