Një grua 64-vjeçare është përplasur ditën e sotme nga një makinë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe nga informacionet e para të mediave, mësohet se është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Pak pas këtij lajmi, u përhap me shpejtësi edhe një i dytë që "identifikonte" autoren e aksidentit. Makina (tip BMW X5) që ka aksidentuar 64-vjeçaren, me gjasë i përket moderatores, Ilda Bejleri.
Por menjëherë sapo ka lexuar për këtë, Ilda ka reaguar publikisht. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e ka mohuar lajmin: "Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë. Si mund të shpifin për njerëzit kështu?" shkruan Ilda pas lajmit se ajo është autore e aksidentit.