Kush po mërzitet në karantinë? Vërtet? Epo, nga sonte jo më! A është 23 mars sonte? Ka një lajm të mirë, më në fund! Premiera e sezonit të tretë të "Hostel by Anabel", "Si n'jetë" është gati. Madje, nis tani. Në faqen zyrtare Anabel_Media është publikuar pak ditë më parë edhe një përmbledhje e shkurtër e asaj çfarë do të ndodhë në episodin e parë të këtij sezoni.

Që nga kjo e hënë, nis një Hostel krejt ndryshe nga çfarë jeni mësuar të shihni deri tani. Megi, Dea, Viola, Alberta dhe Ana vijnë njësoj "Si n'jetë" me të papritura, intriga, aventura dhe shumë surpriza që vetëm vajza metropolitane si ato mund të sjellin.

Nga çfarë duket në video, aventura nis një qytet të Shqipërisë dhe pastaj vijon...kudo tjetër.

Gjëra që ndodhin nga përditshmëria e tyre, vijnë në një reality show krejt origjinal, që mund ta kuptoni dhe ta përjetoni vetëm duke e ndjekur.

Sonte, ora 21:00 në kanalin e YouTube-it, Anabel Entertainment!