Aktorja e njohur turke Zehra Yılmaz dhe këngëtari Cem Belevi do të martohen. Fotot e tyre nga një natë magjike në plazh kanë pushtuar këto ditë mediat turke. Gjithçka e kuruar dhe e menduar me detaje nga Belevi për t’i propozuar martesë së dashurës në një ditë shumë të veçantë për të – ditën e lindjes.

Pas 4-vjetësh bashkë, Cem Belevi zgjodhi ditën më të bukur për t’i bërë këtë surprizë aktores së njohur. Ai dekoroi një plazh në Poyrazköy, mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë, mori një varkë dhe udhëtoi për 1.5 orë në drejtim të Bosforit – në vendin më romantik të mundshëm.

Dekoroi gjithçka deri në detaje dhe shkroi: "A do të martohesh me mua?" – bëri çdo gjë që t’i shprehte dashurinë partneres me detajet më romantike dhe të merrte prej saj “Po”-në e shumëdëshiruar.

Mes miqve të ngushtë, Belevi iu drejtua së dashurës me fjalët: "Kur e pashë për herë të parë Zehra-n, kuptova që do ta dua deri në fund të jetës sime".