Nuk është e vështirë të portretizosh karakterin e individëve që kanë lindur në një ditë si 16 tetori. Të paktën në Shqipëri, tetori është muaji i lindjes së personaliteteve. Për koincidencë të jashtëzakonshme, në muajin tetor kanë lindur katër kryetarë shteti, pesë kryeministra dhe tre shkrimtarët më të njohur në letërsinë shqipe. Duket se Ismail Qemali, lindur më 16 tetor 1846, ka qenë “fatsjellësi” edhe i personaliteteve të tjera shqiptare të ardhur në jetë në këtë muaj. Në të njëjtën datë, më 16 tetor, por 62 vjet më pas, ka ardhur në jetë Enver Hoxha. Mjafton të kujtosh se një prej liderëve historikë që kanë udhëhequr vendin tonë për disa dekada ishte lideri komunist Enver Hoxha. 16 tetori ishte festa e të gjithëve gjatë viteve të udhëheqjes së tij, madje edhe shumë vite më vonë pas vdekjes, atmosfera ishte pothuaj njëlloj deri në fundin e viteve ’80.

Po prej vitesh edhe një ditëlindje tjetër lideri festohet njëlloj, me gjithë brengën e familjes për largimin e parakohshëm nga jeta.

Çdo 16 tetor ka qenë special në familjen Hoxha, por edhe në Top Channel – televizioni që lideri i medias themeloi e ngriti që nga themelet. Një nga themeluesit më novatorë që guxoi më shumë se askush tjetër, Tani i Topit, la pas një ëndërr – moton e së cilës, familja e tij, por edhe televizioni që themeloi, vijojnë ta ndjekin për të qenë gjithmonë ON TOP.

Sot, feston e gëzon ditëlindjen edhe këngëtarja e njohura e skenës Aurela Gaçe. Ju besohet? Është 46 vjeç, por është në grupin e atyre njerëzve që jo vetëm nuk e fshehin, por edhe e tregojnë me shumë krenari moshën. Kush më shumë se Aurela është dëshmi e shprehjes “mosha është ajo që ke në zemër”. Aurela as nuk do t’ia dijë sa vite ka në pasaportë, është thjesht një adoleshente me shpirtin zjarr, lidere e skenës për dekada me radhë. Nëse ngjitet Aurela në skenë, shpërthimi është pak, por i sigurt. Prej andej, ajo nuk zbret pa i kënduar të gjitha llojet e këngëve, pa u dhënë energjinë të gjithëve dhe pa bërë ca pompa.

Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të artistes gjatë ditës së sotme nga fansat, kolegët dhe të gjithë adhuruesit që nuk harrojnë ta urojnë çdo 16 tetor. Por edhe ajo vetes nuk ia mangët urimin. Sipas mënyrës së saj – edhe këtë 46-vjetor. Lutet dhe shpreh dëshirën publike për të jetuar sa më gjatë që të shijojë të gjithë të dashurit e zemrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sei nata 30 anni fa in questo giorno. Doveva esserci un gran sole quel giorno. ❤️

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Mësuam se sot paska ditëlindjen edhe e fejuara e Ermal Metës, këngëtari ynë i adhuruar dhe fitues i Sanremos. Natyrisht, ne nuk e njohim Chiara-n dhe s’kemi nga ta dimë nëse ka shpirtin e një lideri, por njohim Ermalin, kështu që e dimë me siguri se çdo gjë që është rreth tij, është gjithmonë ON TOP.

Po cilat janë karakteristikat e të lindurve në një ditë si kjo?

Personaliteti i individëve të lindur më 16 tetor varet nga pozita planetare e dy trupave qiellorë, Venusi dhe Neptuni. Nëse Venusi rregullon ekuilibrat e Peshores (një prej shenjave të prirura për të qenë lidere), Neptuni rregullon datën dhe ekuilibrat e të lindurve në datë të caktuar. Së bashku, të dy trupat qiellorë përcaktojnë individualitetin dhe origjinalitetin e atyre që kanë lindur në këtë datë.

Të lindurit e 16 tetorit janë të bekuar me një mendje intelektuale, moral të lartë dhe sjellje parimore. Ata janë mirësjellës dhe bujarë, kanë një ndjenjë të theksuar prakticiteti. Cilësi plus e tyre janë edhe zgjuarsia dhe ndjeshmëria, aftësia për zgjidhjen e problemeve përmes pozitivitetit dhe bashkëpunimit.