Ka pak kohë që ka mbyllur një projekt shumë të dashur në kinema dhe që nga muaji gusht, balerina Klaudia Pepa po punon për të tjera projekte që, me siguri, do të regjistrojnë të tjera suksese për të. Aktualisht, është në qiellin e shtatë; ka realizuar një ëndërr të hershme, por ka edhe shumë plane të tjera të bukura që do t’i zbulojë së shpejti…

Sot, në ditën e saj të lindjes, Klaudia është e mbushur me shumë emocion. Jo vetëm për vitet e suksesshme që ka kaluar dhe sfidat, pa dyshim, jo të pakëta, por edhe për atë pjesë të vetes që e ruan më private.

Çfarë mund të meritonte më shumë një bukuroshe si ajo, më shumë se kjo pamje përrallore si kjo që ju shfaqet në një prej resorteve më luksoze në Alpet italiane?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Birthday set up ?

A post shared by Chalet al Foss AlpResort ****s (@chalet_al_foss) on

Në Trentino, aty bëhen bashkë qielli, dielli dhe mali – në një copëz parajse që pakkush mundet ta ëndërrojë, Klaudia është përballur me këtë surprizë, të cilën ajo nuk mund ta mbante vetëm për vete.

E gjithë dhoma është pikturuar me pink, ashtu si edhe veshjet e balerinës, në kontrast të plotë me ngjyrat e natyrës. Kartolina e kësaj ditëlindjeje nuk duket se ka qenë aq e zakonshme për Klaudian, ndaj edhe vetë balerina duket e lumtur nga e gjithë kjo dhuratë me rozën e ëmbël.

Nëse keni pyetje të tjera për të bërë për Klaudian dhe ditëlindjen e saj, kursejini. Balerina dhe hakerja e “Reverse” do ta shijojë të gjithën për vete këtë periudhë dhe, kur të jetë koha, do të zbulojë edhe për miqtë e saj virtualë të tjera surpriza.

Nga alpet, nga një copëz parajse, me rozën e ëmbël vajzërore, Klaudia feston edhe një vit tjetër sukses për veten. Gjithçka pas kësaj, është plotësisht e merituar apo jo?

Lexo edhe "Ekskluzive/ Klaudia Pepa, hakerja e re e kinemasë italiane"

Ah, kush pyeti për resortin? Sa kushton një natë në këtë vend magjik? Shhhhh…..