Të gjithë janë të mendimit që koha për të ka ndalur, madje nëse do përpiqeni të krahasoni Enin e pothuaj 10 viteve më parë, kur ajo u bë pjesë e “Shihemi në gjyq”, në “E diela shqiptare”, me atë që është sot, vështirë të gjeni ndonjë ndryshim.

Juristja e bukur e ekranit, e ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, pas një mungese prej një viti e gjysmë, ka ndarë me publikun disa sekrete të tjera të saj. Në një intervistë ndryshe, me pyetjet e drejtpërdrejta nga publiku, Enit iu desh të shuante kureshtjen e atyre që e ndjekin edhe për “rininë e përjetshme”.

Kështu, njërës prej pyetjeve të publikut, “A përdorni botox për mirëmbjatjen e fytyrës?”, Eni iu përgjigj: “Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë ta kemi këtë jetëgjatësinë e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndier të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit.”

Kështu, sekreti i mollëzave të bukura të juristes së njohur fshihet vetëm te gjenetika. Ende, asnjë ndërhyrje me botox. Nuk ka vend për xhelozi. ‘Faji’ është i gjeneve…