‘Big Brother Vip’ ka nisur transmetimin në ekranin e Top Channel një javë më parë. E marta dhe e premtja mbrëma janë të rezervuara për të marrë vëmendjen e publikut me çdo personazh që është bërë pjesë e këtij reality show.

Por krahas 14 VIP-ave që tashmë kanë nisur të shfaqin një profil të ri të vetes në shtëpinë e vëzhguar, pritet që mbrëmjen e sotme t’u bashkohen banorëve edhe disa konkurrentë të rinj.

Një javë pas nisjes, pjesë e spektaklit mund të bëhen emra të njohur për publikun. Ndonëse nga 'Big Brother' nuk ka konfimim zyrtar, në media janë lakuar emra si Beatrix Ramosaj, Rozana Radi apo edhe aktorja Ema Andrea.

Po kështu, flitet se edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, mund të ketë pranuar ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë së BBV.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Téa (@tea.trifoni)

Nga “Goca dhe gra”, programi në të cilin Tea është bashkëmoderatore, erdhi një ftesë nga Big Brother VIP përmes Dojna Memës. Big Brother i kërkonte Teas publikisht të bëhej pjesë e reality show-t, por ajo pjesëmarrjen nuk e konfirmoi ende.

E la surprizë për sonte?