Burak Ozçivit, aktori i njohur për rolin e ‘Osmanit’ në serialin që mban të njëjtin emër, duket se ka probleme me drejtësinë turke. Mësohet nga mediat se gjatë xhirimeve të serialit “Themelimi Osman”, disa punonjës janë fyer nga aktori dhe për këtë kanë ngritur një kallëzim penal kundër tij.
Një prej punonjësve, asistent i kamerave, ka treguar se në xhirimet e serialit, aktori ka mallkuar të gjithë stafin dhe asnjë nuk ka mundur fliste asnjë fjalë.

Zyra e kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Ndërkohë, vetë Burak në lidhje me këto akuza, ka deklaruar se kanë qenë thjesht mosmarrëveshje që janë ekzagjeruar nga punonjësit e tjerë, kështu që nuk duhen marrë në konsideratë.

Burak shtoi se të tillë njerëz po synojnë ta vënë kompaninë prodhuese në një situatë të vështirë duke përfshirë emrin e tij në këtë incident për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 

Ka rreth njëqind njerëz që marrin pjesë për realizimin e këtij seriali. Prandaj, deklaratat e tyre nuk janë të besueshme dhe të papranueshme”.