Erdhi në Shqipëri për një kohë mjaft të shkurtër për 60-vjetorin e të atit, por nuk shpëtoi as nga publiku. Pak para se të rikthehej sërish në SHBA, Xhesika Berberi u ndal në studion e “Rudina”, pasditen e sotme për të rrëfyer të rejat e fundit nga jeta e saj profesionale, por edhe personale.

Ndryshe nga herët e tjera, Xhesi ishte në stuidio së bashku me mbesën e saj, Evelin, e cila jo vetëm që i ngjan shumë fizikisht, pork a dëshirë të bëhet si tezja kur të jetë më e rritur.

Duke folur për raportin e veçantë që kanë me njëra-tjetrën, Xhesika dhe Evelin treguan se e quajnë njëra-tjetrën ‘soul sisters’. Çastin kur Evelin erdhi në jetë, Xhesi nuk mund ta harrojë: “Ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Evelin ka lindur në orën 5 të mëngjesit, ditë e shtunë. Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm njësoj sikur të isha unë duke lindur. Ishte diçka shumë e bukur edhe më ka bërë mua të ndihem shumë e plotësuar edhe jam shumë e lumtur të jem tezja e saj sepse ajo më bën çdo ditë krenare. Është një vajzë që jam shumë e lumtur që e kam mbesën time”.

E ngacmuar nga “Rudina” për këtë raport kaq të ngushtë me mbesën, Xhesi tha se ajo ia ka ushqyer akoma më shumë dëshirën për të pasur edhe ajo vetë fëmijë:

Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin, sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër, se duke qenë tani që po vij me biznesin tim dhe të krijosh diçka në SHBA nuk është e thjeshtë. Kam 2 vite që po punoj shumë fort, dhe dua që kur të kem familjen time, fëmijët e mi, ta kem ezauruar pjesën e karrierës dhe të jem 100% e fokusuar vetëm te familja. Kështu që dua të mbaroj njëherë këto gjërat që i kam në plan. Sidomos dua që kur të flas me fëmijët e mi të ardhshëm t’i them që kam bërë këtë”

Konkretisht, siç rrëfeu Xhesi, është duke u marrë me një biznes të sajin, produktin e të cilit do ta hedhë në treg shumë shpejt: “Unë jam duke u marrë me ‘3 Loves’. Është kompania ime, jam founder dhe CEO e kompanisë. Është një kompani që do dalë shumë shpejt në tregun amerikan, në janar”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi)

‘3 Loves’ është një kompani që do të hedhë në treg pije që jo vetëm shijojnë, por edhe që kanë një funksion. Pije organike.

“Është shumë interesante si e kam marrë idenë. Pata disa probleme me barkun. E ke parasysh kur të kap barku? Edhe i them shoqes sime të lutem shko pak deri poshtë të farmacia merr pak një ilaç sepse kam shumë dhimbje. Edhe më thotë mua “po t’i bëj atë çajin me rigon siç na e kanë bërë të shtëpisë”. E piva, ndërkohë që po e pija thashë kjo është gjëja që dua të bëj. Dua të sjell një pije që është shumë e shijshme, por që ka një funksion”.