Parashutat më datën 9 janar dedikuar Donaldit sollën edhe njëherë tjetër konfuzion për marrëdhënien e tij me Beatriksin.

Por menjëherë pas kësaj, u aludua në mediat online, se mamaja e Triksës, Antigona Ramosaj, kishte pasur një debat me  Arbana Osmanin se po e trajtojnë shumë keq këngëtaren, por asgjë nga këto nuk është e vërtet, dhe këtë e ka sqaruar vetë Antigona.

Ajo ka hedhur poshtë publikisht lajmet se ka bërë debat me Arbanën apo produksionin e Big Brother VIP.

E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës time në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën e askënd tjetër. Të dashur ndjekës të BBV zgjidhni mediat ku informoheni”, shkruan Antigona Ramosaj në postimin e saj.