Finalja e Eurovision Song Contest 2022 do të mbahet sonte në Torino të Italisë dhe ndërkohë që të gjithë konkurrentët pretendojnë fitoren, sondazhet tregojnë se kush janë të preferuarit e publikut.
Sipas Wiwibloggs, “SloMo” e Spanjës është kënga që kryeson sondazhet si fituese e Eurovision 2022.
Ndjekësit e Wiwibloggs kanë pasur mundësinë të votojnë këngët e tyre të preferuara prej javës së kaluar dhe në 6 ditë kanë votuar gjithsej 24,472 persona.
Këngëtarja spanjolle Chanel mblodhi 3,282 vota - ose rreth 13.4% të të gjitha votave.
Në vendin e dytë renditet Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar, i cili mori 2,720 vota - ose 11% e të gjitha votave.
Në Top 3 renditet edhe Cornelia Jakobs nga Suedia me baladën e saj pop-folk "Hold Me Closer".
Top 10 vendet e para në sondazh vijojnë si më poshtë. Për të parë renditjen e plotë sipas sondazhit të Wiwibloggs, klikoni këtu.