Pas një konfuziteti që ‘Sunny Hill Festival’ pati këtë vit për vendndodhjen, nesër ai do të nisë në Kosovë, Gërmi, dhe në fund të muajit edhe në Tiranë.

Dua Lipa dhe organizatori i këtij eventi, Dukagjin Lipa, kanë ftuar shumë këngëtarë të njohur që do të bëhen pjesë e këtij festivali veror.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të ‘Sanny Hill Festival’, janë publikuar edhe sendet e ndaluara që të gjithë pjesëmarrëve u ndalohen me vete.

Sipas njoftimit, mjetet e mprehta, ushqimi dhe pijet, parfume, substanca narkotike dhe mjetet ndezëse, shkrepëse, çakmakë, nuk do të lejohen brenda festivalit.

Së bashku me Dua Lipan, në “Sanny Hill” do të këndojnë edhe Dhurata Dora, Elvana Gjata, Diplo, Skepta etj.