Newcastle është qyteti më i ri që ka konfirmuar pritjen e Festivalit Europian të Këngës vitin e ardhshëm. Britania e Madhe kërkon një qytet pritës për Eurovizionin 2023 dhe deri më tani janë në listë Londra, Leeds, Sheffield, Manchester, Glasgow.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi që festivali nuk mund të mbahej në Ukrainë, pavarësisht fitores së saj, për shkak të gjendjes së luftës.

Sipas njoftimit zyrtar, oferta e Newcastle është organizuar nga ‘Iniciativa Newcastle Gateshead’ dhe drejtuar nga Ian Thomas.

Është një mundësi një herë në gjeneratë për të mirëpritur një numër të madh vizitorësh, interpretuesish dhe mediash ndërkombëtare në verilindje të Anglisë. Ne jemi një qytet i sigurt, kemi kulturë të klasit botëror, jemi në krah të Ukrainës dhe mund të jemi shumë mirë si mikpritës të këtij kompeticioni”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Eurovision do të luajë një rol të rëndësishëm në rinovimin dhe ruajtjen e ekonomisë, mbështetjen e bizneseve tona dhe krijimin e një vendi më të mirë për banorët tanë”,- thuhet më tej.

Kriteri kryesor që duhet të plotësojnë qytetet pritëse të Eurovizionit është kapaciteti prej të paktën 10.000 njerëzve dhe akses në një aeroport ndërkombëtar.