Përfundimi i performancës hapëse nga Cindy Marina në “Dance Albania” u çel me një lajm për të gjithë talentet e rinj që presin të jenë pjesë e skenës. “X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan në edicionin e shtatë në kërkim të yllit të ardhshëm të muzikës. Audicionet do të zhvillohen në çdo qytet të Shqipërisë e Kosovës.

Lajmin për rikthimin e X Factor në Tv Klan, Alketa e dha mbrëmjen e sotme në ‘Dance Albania’:

Jemi në një program shumë të bukur, i cili të detyron të vallëzosh. Shqipëria vallëzon me ne, do të këndojë pas “Dance Albania” me “X Factor”, sepse do të kthehemi në sezonin e ardhshëm televiziv me një program për të cilin na ka marrë malli shumë, sepse janë  rigjeneruar brezat dhe ka shumë talente që këndojnë.

Le të mos këndojnë vetëm në Instagram, Tik Tok dhe Facebook, por le të vijnë ta provojnë emocionin e vërtetë të skenës sepse mendoj që ka ardhur vërtet momenti për të ripërtërirë brezin e artistëve të rinj. Këto programe talentesh, këto formate që kanë filluar që me “Gjeniun e vogël” në Klan dhe do të vazhdojnë jetën e tyre edhe me “X Factor” me edicionin gjithashtu të shtatë të tijin, i bëjnë shumë mirë në fakt furnizimit të artit shqiptar me zëra të rinj. Ata kanë nevojë që ne t’i zbulojmë, do të vijmë në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës, shumë shpejt."