Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë në janar të vitit të ardhshëm dhe aludimet për banorët pjesëmarrës kanë nisur prej kohësh.
Teksa përfliten shumë emra të ndryshëm nga shoëbiz-i shqiptar, burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se dy konkurrentët që do t’i bashkohen garës janë këngëtari i muzikës ‘rock’ Endrik Beba dhe balerini i njohur Graciano Tagani.
Ky i fundit është shprehur që ka marrë një ftesë që tek ‘BBVIP 1’, por e ka refuzuar.
Ndërkohë, disa prej emrave të tjerë të përfolur si konkurrentë janë Adelina Tahiri, Arbër Çepani, Ledian Agalliaj dhe Zamira Kita.