Marrëdhënia e Drake me djalin e tij Adonis është disutuar shumë, pasi edhe mënyra si u bë publik fakti që ai ishte bërë baba ishte e papritur. Reperi Pusha T e bëri publik lajmin me anë të një kënge, ku sulmonte personalisht Drake-un duke përmendur faktin që ai ishte bërë baba me yllin e filmave porno dhe e ka mbajtur të fshehtë të birin.
Më pas, ai e konfirmoi këtë fakt në albumin “Scorpion”, ku foli më shumë për ndjesinë e të qenit baba. Ai nuk e përmend shpesh të birin dhe nuk e ekspozon në rrjetet sociale, por së fundmi na ka treguar më shumë për marrëdhënien me djalin e tij 1-vjeçar, me anë të një fotoje. Drake ka postuar një pikturë të Adonis, e realizuar me gjurmët e duarve të tij. Si një baba krenar, reperi nuk mund të mos e ndante këtë gjë me të gjithë botën.
Për të gjithë ata që kishin dyshime, Drake i mban kontaktet me djalin e tij dhe është shumë krenar për të.