Më në fund! Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm nuk e kanë dhënë prindërit e rinj, por gjyshja (mamaja e Gjikos). Lirije Gjikolli ka publikuar në Instagram një tufë me lule ku rreth tyre shkruhet “është djalë”. Pra, Elita dhe Gjiko janë bërë prindër të një djali.

Gjyshja është shumë e lumtur me statusin e ri. Ajo shkruan bashkangjitur fotos “Ndjenjë e veçantë, nga sot gjyshe”. Elita kishte paralajmëruar më herët se do të bënte një lindje natyrale dhe mesa duket bebi ka vendosur sot të vijë në jetë.

Ne mezi po presim edhe reagimin e mami Elitës dhe babi Gjikos.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Lirije Gjikolli (@lirije_gjikolli) on