
Prej disa kohësh po dikutohet për një rikthim të mundshëm të çiftit të famshëm italian Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino. Këto lajme filluan të qarkullonin menjëherë pasi ata u fotografuan duke shkëmbyer puthje e përqafime. Në një intervistë të pak javëve më parë, balerini konfirmoi se ata gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie të tillë dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin (lexoni më shumë).

Duket se këto fjalë të De Martino-s i kanë bërë njerëzit edhe më konfuzë nga sa ishin dhe askush nuk e kuptoi nëse ata ishin kthyer apo jo bashkë. Në një tjetër intervistë që ai ka dhënë së fundmi për të përjavshmen Vero, balerini ka lënë të kuptohet se është ende beqar.

“Nëse do të kishte diçka më shumë, nëse unë dhe Belen do të ishim bashkë, nuk do të kishim asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë”, -është shprehur ai.
Pra, si përfudim Stefano dhe Belen nuk janë rikthyer bashkë!
