Në pak kohë Olsi Bylyku ka arritur të fitojë zemrën e publikut me batutat e tij plot humor. E shohim çdo të diel në ekranin e Tv Klan dhe shumë shpesh nëpër intervista, por kur vjen puna te jeta private nuk ka shumë për të thënë. Nuk i pëlqen të flasë për jetën sentimentale dhe gjithmonë bën rolin e një djali single, por me sa duket nuk qenka kështu.

Paparaci i Panorama Plus e ka kapur mat aktorin e humorit gjatë premierës së filmit “Dy gisht mjaltë”. Olsi u shfaq i shoqëruar nga një brune simpatike, e cila sipas Panorama Plus, është e dashura e tij. Ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, të kapur dorë për dore. Për më shumë, fotot e mëposhtme flasin vetë.