Disa personazhe të njohur publikë preferojnë që ta mbajnë lidhjen e tyre larg syve të medias. Edhe Olsi Bylyku nuk ka folur asnjëherë për lidhjen e tij të dashurisë me Eglin, vajzën simpatike që studion Kanto. Dyshja u fotografuan në kinema teksa shikonin filmin “2 Gisht Mjaltë”. Panorama ka publikuar dje fotot e çiftit të kapur për dore si dy zogj të dashuruar. Mirëpo, publikimi i këtyre fotove mesa duket nuk i ka pëlqyer shumë çifit.

Në një prononcim për revistën “Who”, Olsi është shprehur se nuk dëshiron të japë informacion të detajuar, për sa kohë vajza nuk dëshiron të flasë.

“Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”,-është shprehur Olsi.