Prej disa javësh në mediat italiane po qarkullon lajmi se çifti i famshëm Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë rikthyer bashkë. Pavarësisht se janë parë shumë herë pranë njëri-tjetrit, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar rikthimin, madje Stefano e ka mohuar disa herë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, balerini i njohur u shpreh se nëse do të kishte diçka më shumë mes tij dhe Belen, ata nuk do të kishin asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë.

Por, duket se paskan pasur arsye, pasi janë kapur mat nga paparacët e revistës Chi. Ata janë fotografuar së bashku gjatë një fundjave romantike në Napoli. Çifti dukej më afër se kurrë me njëri-tjetrin dhe më në fund ndodhi puthja e shumëpritur. Kësaj radhe fotografët janë siguruar ta dokumentojnë me prova të pakundërshtueshme. Fillimisht janë fotografuar duke u puthur nga dritarja e hotelit ku po pushonin, ndërsa më vonë në restorantin ku po darkonin.

Ata ishin të shoqëruar edhe nga djali i tyre, Santiago, i cili tani duhet të jetë më i lumtur se kurrë!