Nëse jeni të dashuruar, me siguri një dedikim si ai që i ka bërë Genci-Enit krejt rastësisht, të gjithë e duan. Dyshja e famshme janë ndër çiftet më të përfoluara të showbiz-t shqiptar. Genci nuk i kursen shpeshherë edhe deklaratat e tij të dashurisë. Eni nga ana tjetër është më e rezervuar, por i shijon shumë fjalët e bukura të dashurisë nga Genci. Sidomos atë që ka bërë sot.

“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet, ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”,-shkruan Genci bashkangjitur fotos së Eni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Kjo deklaratë dashurie përpara 140 mijë ndjekësve të Gencit, nuk është pak!